Ndihmë
Pyetjet që na bëhen më shpesh. Nuk e gjete përgjigjen? Na shkruaj te ekipi.dora@gmail.com.
Për klientët
Sa kushton Dora për klientët?
Asgjë. Dora është falas për klientët. Paguan vetëm ofruesin që zgjedh, me para në dorë, pasi të kryhet puna.
Si paguaj?
Me para në dorë, direkt ofruesit, në fund të punës. Dora nuk merr dhe nuk përpunon pagesa, dhe nuk kërkon kurrë të dhëna karte.
Kur e mëson numrin e ofruesit?
Vetëm pasi zgjedh një ofertë. Atëherë ju të dy shihni emrin dhe numrin e njëri-tjetrit, plus një kod të shkurtër që e thoni te dera.
Sa shpejt vijnë ofertat?
Zakonisht brenda 20 minutash, por varet nga lagjja dhe ora. Kërkesa qëndron e hapur deri në 24 orë, ose deri në datën që zgjodhe.
Po nuk vjen ofruesi?
Telefonoji fillimisht. Nëse nuk përgjigjet ose nuk vjen, hap punën te «Kërkesat e mia» dhe përdor butonin «Raporto». Ne e shqyrtojmë dhe mund t'ia heqim verifikimin.
Si e anuloj një kërkesë?
Te «Kërkesat e mia» hap kërkesën dhe kliko «Anulo kërkesën». Nëse e gjete dikë jashtë Dorës, kliko «Jo, e gjeta dikë», që kërkesa të mos u mbetet ofruesve.
Sa kërkesa mund të kem njëherësh?
Deri në tri kërkesa të hapura. Mbyll njërën nëse do të postosh një të re.
Për ofruesit e shërbimit
Sa kushton për ofruesit?
Falas deri në 31 mars 2027. Për çdo tarifë të mëvonshme do të njoftoheni paraprakisht.
Si regjistrohem?
Kliko «Ofro shërbim», plotëso emrin, numrin, foton dhe zgjidh shërbimet e lagjet ku punon. Zgjat rreth tri minuta.
Pse duhet verifikimi?
Para ofertës së parë e verifikojmë identitetin, që klientët të dinë se profili është i vërtetë. Dokumentet nuk ruhen.
Si marr punë?
Te «Shërbimet» shfaqen kërkesat e lagjeve që ke zgjedhur. Dërgon çmimin tënd, dhe klienti zgjedh. Një kërkesë i takon një ofruesi të vetëm.
A i shoh të dhënat e klientit?
Jo para se të të zgjedhë. Sheh vetëm shërbimin, lagjen, kohën dhe buxhetin. Emri, numri dhe adresa shfaqen pasi oferta jote pranohet.
Llogaria dhe të dhënat
Pse duhet hyrja me Google?
Që kërkesat të mos humbin kur ndërron telefonin, dhe që ofruesit të dinë se kërkesat janë të vërteta. Emaili yt nuk shfaqet askund publikisht.
Si i ndal email-et?
Te faqja «Hyr» ke çelësin «Më dërgo njoftime me email». Fike dhe nuk të shkruajmë më.
Si i fshij të dhënat e mia?
Na shkruaj te ekipi.dora@gmail.com dhe i fshijmë brenda 30 ditëve.
Kush i sheh kërkesat e mia?
Kushdo mund të shohë shërbimin, lagjen, kohën dhe çmimin. Emri, adresa dhe numri nuk shfaqen kurrë publikisht, dhe numrat në shënim fshihen vetë.