Siguria
Disa rregulla të thjeshta që e bëjnë çdo punë më të sigurt, për klientët dhe për ofruesit.
Emergjenca
Nëse je në rrezik, thirr fillimisht 112. Pastaj raportoje rastin në Dora, që ekipi të veprojë.
Thirr 112Për klientët
- Mos paguaj asgjë para se të kryhet puna.
- Merre vesh çmimin para se të fillojë puna.
- Kontrollo vlerësimet dhe verifikimet.
- Nëse je vetëm, njofto dikë kur vjen ofruesi.
- Mos e jep adresën e saktë ose numrin para se ta zgjedhësh ofertën.
Për ofruesit
- Mos shko në lokacione që të duken të pasigurta.
- Raporto kërkesat e rreme.
- Merre vesh çmimin para punës.
Shenja paralajmëruese
- Dikush kërkon para paraprakisht.
- Dikush të shtyn ta vazhdoni bisedën jashtë Dora-s para se të zgjidhet oferta.
- Çmimi në fund është shumë ndryshe nga oferta.
Çka bën Dora
- E telefonon vetë çdo ofrues dhe kontrollon ID-në kur ofruesi e ngarkon.
- Vlerësimet i lënë vetëm njerëzit që e kanë kryer punën përmes Dora-s.
- Numri i telefonit i jepet vetëm palës tjetër, pasi zgjidhet oferta.
- Anulimi më pak se 6 orë para punës, pasi të jetë zgjedhur oferta, sjell 1 pikë. Mosparaqitja e konfirmuar sjell 2 pikë; mashtrimi, kërkesa për pagesë paraprakisht ose sjellja fyese 2–3 pikë. Pikët vlejnë 90 ditë. 3 pikë aktive sjellin pezullim për 30 ditë; pezullimi i dytë ose çdo kërcënim mbyll llogarinë përgjithmonë. Mund të ankohesh brenda 14 ditëve.
Çka nuk bën Dora
Dora është platformë ndërmjetësuese: i lidh klientët me ofruesit. Nuk i punëson ofruesit, nuk merr pagesa dhe nuk e garanton punën. Marrëveshja për punën bëhet mes jush.