Çka do të thotë «i verifikuar»?
Çdo shenjë në profilin e një ofruesi tregon diçka që ekipi i Dora-s e ka kontrolluar vetë. Ja çka do të thotë secila.
ID e verifikuar
Ofruesi na dërgoi një foto të letërnjoftimit ose pasaportës së Kosovës. Një person nga ekipi kontrolloi që emri dhe fotoja përputhen me profilin. Pas vendimit fotoja e dokumentit fshihet; ruhet vetëm rezultati, data dhe kush e kontrolloi.
Folëm me telefon
Dikush nga ekipi i Dora-s e ka telefonuar vetë këtë ofrues, një nga një, dhe ka folur me të për punën që bën. Data e telefonatës shihet kur e prek shenjën.
Fotoja e profilit
Çdo foto e re kontrollohet nga ekipi para se të shihet: duhet të jetë fytyra e vetë personit, pa logo, pa syze dielli dhe pa foto grupi.
Vlerësimet
Vlerësim mund të lërë vetëm klienti i një pune të kryer përmes Dora-s. Asnjëra palë nuk e sheh vlerësimin e tjetrës pa e lënë të vetin, kështu që askush nuk vlerëson për hakmarrje.
Asnjë shenjë nuk është garanci për punën. Ato tregojnë kush është personi dhe se e kemi kontrolluar; për punën flasin vlerësimet. Nëse diçka nuk shkon, përdor butonin «Raporto».