Politika e privatësisë
Çfarë të dhënash mbledh Dora, pse, kush i sheh dhe si i kontrollon ti.
- Klientët: emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe detajet e kërkesës (shërbimi, lagjja, adresa nëse e jep, çmimi dhe shënimi).
- Ofruesit e shërbimit: emri, numri i telefonit, fotoja, shërbimet dhe lagjet ku punojnë.
- Faqet publike tregojnë vetëm shërbimin, lagjen, kohën, çmimin dhe shënimin, me numrat dhe emailet e fshehura. Asnjëherë emrin, adresën apo numrin tënd.
- Numri i telefonit dhe adresa i jepen vetëm palës tjetër, dhe vetëm pasi klienti zgjedh një ofertë. Nëse ndan lidhjen e punës me dikë, ai person sheh detajet e asaj pune.
- Për të postuar kërkesë hyn me Google. Nga Google marrim vetëm emrin dhe emailin tënd. Emaili nuk shfaqet askund në Dora.
- Emaili përdoret vetëm për njoftime për kërkesat dhe ofertat e tua. I dërgojmë nga ekipi.dora@gmail.com përmes Gmail. Njoftimet i ndal në çdo kohë te faqja «Hyr».
- Butonat WhatsApp dhe Viber hapin ato aplikacione. Çfarë shkruan aty mbetet mes jush dhe rregullohet nga privatësia e tyre, jo nga Dora.
- Dokumentet e identitetit përdoren vetëm për verifikim dhe nuk ruhen.
- Përdorim vetëm cookies të domosdoshme: për të të mbajtur të kyçur dhe për gjuhën. Pa reklama, pa gjurmim, pa analitika të palëve të treta.
- Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë për reklama. Ruhen te shërbimet që e mbajnë Dorën në punë: Supabase dhe Vercel (serverë në Frankfurt, Gjermani) dhe Google për hyrjen dhe emailet.
- Kërkesat hiqen nga faqet publike kur mbyllen ose skadojnë. Të dhënat e llogarisë i mbajmë derisa të kërkosh fshirjen e tyre.
- Mund të kërkosh në çdo kohë të shohësh, ndryshosh ose fshish të dhënat e tua: shkruaj te ekipi.dora@gmail.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Përditësuar më 17 shtator 2026